Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashanica drejt Rusisë

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica, pritet që karrierën ta vazhdojë në kampionatin e Rusisë, kanë shkruar mediumet në Shqipëri të enjten.

Bëhet e ditur se Jashanica gjatë miniafatit kalimtar të janarit do të largohet nga Skënderbeu për t'u transferuar te skuadra Akhmat Grozny, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marrëveshja mes të dyja klubeve është arritur dhe Skënderbeu nga shitja e Jashanicës, do të përfitojë 350 mijë euro. Jashanica, 27-vjeçar, prej vitit 2014 është pjesë e Skënderbeut të Korçës, kurse ka shtatë paraqitje me Kosovën.

Ai më herët ka njoftuar se do të largohet nga kampionati i Shqipërisë në janar për të vazhduar karrierën në Evropë. Te Akhmat Grozny aktivizohen edhe tre futbollistë shqiptarë: Bernard Berisha, Odise Roshi e Bekim Balaj.