Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzajt i anulohet goli, Sociedadi humb 4:0

Adnan Januzajt i është anuluar një gol për pozitë të dyshimtë jashtë loje. Januzaj të enjten mbrëma dërgoi topin në rrjetë, por pas rishikimit të VAR-it u vlerësua se lojtari që pasoi për kosovarin ishte në pozitë jashtë loje. Me golin e Januzajt, Real Sociedadi do të barazonte rezultatin në 1:1 ndaj Real Betisit. Në fund Betisi fitoi 4:0 dhe avancoi në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.

Juanmi shnëoi për 1:0 në minutën e 12-të dhe për 2:0 në minutën e 57-të. Willian Jose realizoi penallti për 3:0 në minutën e 83-të, ndërsa Aitor Ruibal shënoi për 4:0 (87’).

Adnan Januzaj luajti deri në minutën e 73-të në këtë ndeshje.