Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj shënon golin e katërt në ndeshjet parasezonale

Adnan Januzaj po kalon formë të mirë në ndeshjet parasezonale.

Të premten gjatë ditës, Real Sociedadi shënoi fitore 3:1 kundër Eibarit. Njërin prej atyre golave e realizoi sulmuesi shqiptar.

Jose Corpas Serna shënoi për mysafirët në minutën e 31.

Shtatë minuta më vonë, shifrat i barazoi sulmuesi i rrezikshëm, Aleksander Isak.

Januzaj ishte realizator i golit të dytë. Portu depërtoi nga e majta dhe pasoi për Januzajn, i cili nuk gaboi përballë portierit për golin e katërt në këtë verë.

Zaldua e mbylli çështjen e fituesit në minutën e 89.

Artikuj të ngjashëm