Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj në dyshim për ndeshjen e Ligës së Evropës

Paraqitja e Adnan Januzajt në ndeshjen kthyese që Real Sociedadi e zhvillon të enjten kundër Lepzigut në kuadër të Ligës së Evropës, është në dyshim.

Ai dhe Alexander Isak kanë stërvitur të hënën të ndarë nga grupi për shkak të lëndimeve. Vendimi nëse të dy lojtarët do të përfshihen në ekip për ndeshjen ndaj Lepzigut, do të merret të mërkurën.

Januzaj ka probleme në këmbën e djathtë dhe i mungoi Sociedadit në ndeshjen e parë kundër Lepzigut dhe në fundjavë ndaj Athetic Bilbaos.

Ndeshja e kthimit Sociedad – Lepzig, zhvillohet të enjten nga ora 18:45 dhe i takon 1/16 të finales së Ligës së Evropës. Ndeshja e parë në Gjermani pati përfunduar baras, 2:2.

Artikuj të ngjashëm