Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj mund të hyjë në “top-10” me paraqitje te Sociedadi

Nëse Imanol Alguacil vendos që Adnan Januzaj të luajë të paktën një minutë në fushën e Cadizit, futbollisti shqiptar do të bëhej lojtari i 10-të i huaj me më së shumti paraqitje për Real Sociedadin.

Do të ishte një e arritur shumë e madhe për reprezentuesin e Belgjikës, që aktualisht është në formën më të mirë në karrierë.

Ai do ta kalonte në këtë statistikë Juan Gomezin, mesfushorin shkatërrues karizmatik të viteve të 90’.

Januzaj ka hyrë në sezonin e tij të pestë me skuadrën e Sociedadit, ndërsa ka 127 ndeshje zyrtare në ligë, kupë, Ligë të Evropës dhe në Superkupë.

Ai më pas do ta ndjekë Nihatin që ka 141 paraqitje, ndërsa i teti në listë është Meho Kodro me 146 paraqitje.

Për ta arritur rekordin e Rullit dhe Willian Joses, Januzaj do të duhej t’i luante edhe 43 ndeshje gjithsej.