Sport

Januzaj me Sociedadin pëson humbje në shtëpi

Adnan Januzaj me Real Sociedadin ka pësuar humbje në shtëpi sot nga Valencia me rezultatin 1:0, në xhiron e katërt të La Ligas spanjolle.

Maximiliano Gomez (75’) realizoi golin e vetëm për Valencian.

Januzaj u aktivizua nga minuta e 76-të.

Sociedadi pas katër xhirove ka 5 pikë dhe zë vendin e pestë aktualisht, ndërsa Valencia gjendet në pozitën e dytë me shtatë pikë.

Getafe në ndeshjen tjetër sonte ka fituar 3:0 ndaj Real Betisit. Angel Rodriguez (13’, 42’) dhe Marc Cucurella (39’) realizuan për Getafen. Getafe kryeson renditjen në La Liga me shtatë pikë të mbledhura nga tri ndeshje.

Image