Adnan Januzaj luajti për 65 minuta në Ligën e Evropës të enjten mbrëma. Skuadra e tij Real Sociedad u eliminua nga gara e dytë më e rëndësishme evropiane, pasi barazoi pa gola në udhëtim te skuadra e Manchester Unitedit.
Ndeshja e parë që u zhvillua në Torino të Italisë, u mbyll me fitoren e “djajve të kuq” me rezultatin e thellë, 4:0.
Vizitorët patën mundësi të shënonin gol në minutën e 14-të, por mesfushori Mikel Oyarzabal, e humbi penalltinë.
Nga ana tjetër, Unitedit iu anulua një gol i shënuar nga Axel Tuanzebe në minutën e 63-të.