Adnan Januzaj e ka gjetur veten në listën e zgjeruar të seleksionuesit të Përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez, për kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Martinez të hënën ka publikuar listën me emrat e 28 futbollistëve, në të cilën e ka përfshirë edhe mesfushorin e Real Sociedadit, shkruan Koha Ditore.
Januzaj është njëri prej nëntë mesfushorëve të ftuar nga Martinez, përfshirë këtu Eden Hazardin e Chelseat dhe Kevin de Bruynen e Manchester Cityt.
Kosovari, 23-vjeçar, ishte ftuar nga Martinez edhe për ndeshjet miqësore të muajit nëntor të vitit të shkuar, por nuk u aktivizua. Ai para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit nga La Liga, për të cilin shënoi katër gola dhe asistoi gjashtë herë në 35 paraqitje në të gjitha garat... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)