Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj konfirmon se do të mungojë për një kohë të shkurtë

Ylli shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka konfirmuar se ka pësuar lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se do të mungojë për një kohë të shkurtë, porse nuk ka konfirmuar se kur pritet të kthehet.

“Kam marrë lajmin se do të jem jashtë fushës për një kohë të shkurtë për shkak të lëndimit të bicepsit, megjithëse nuk është shqetësuese. Do ta shfrytëzoj këtë kohë të bëhem edhe më i fortë dhe do të kthehem së shpejti”, ka shkruar Januzaj.