Anësori me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj ka asistuar për golin e epërsisë për skuadrën e tij të cilin e shënoi Mikel Oyarzabal (5’), transmeton kp.
Megjithatë, ekipi i tij nuk arriti ta mbajë këtë epërsi pasi pranoi dy gola në pjesën e dytë për ta humbur ndeshjen.
Angel Rodriguez (78’) dhe Jorge Molina (84’) shënuan për t’ia dhuruar fitoren ekipit të Getafes.
Ky ishte asisti i dytë i Januzajt në gjashtë ndeshje të luajtura në La Liga.
Artikuj të ngjashëm