Afati kalimtar i janarit ka filluar nga dita e parë e këtij muaji në Evropë.
Pritet që të jetë një “merkato e nxehtë” edhe për disa prej futbollistëve shqiptarë që nuk po lënë gjurmë në skuadrat aktuale, apo për t’u ngjitur edhe më shumë në karrierë.
Vedat Muriqi me shumë mundësi do të largohet nga Lazio. Vetëm një asistim në 14 ndeshje, ku shumica e minutave kanë ardhur nga banka rezervë, sulmuesi i Kosovës është në radarin e dy klubeve evropiane.
Është Hull City nga Championshipi që ka kërkuar shërbimet e tij, por edhe ish-skuadra e tij Fenerbahçe po pret dritën jeshile nga ai.
Forma e mirë e Adnan Januzajt me Sociedadin ka vënë në lëvizje klubet e mëdha. Lazio dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e reprezentuesit belg.
Edhe
Fenerbahçe në pritje të Vedat Muriqit
Ndërkohë, Xherdan Shaqiri nuk ka arritur ta gjejë veten te Lyoni, dhe mund të largohet nga Franca vetëm gjashtë muaj pas transferimit.
Chelsea mund ta thërrasë Armando Brojën nga huazimi te Southampton. Broja ka shkëlqyer në përvojën e tij të parë në Premier League dhe mund të thirret nga trajneri Thomas Tuchel, sidomos pasi trajneri gjerman prishi raportet me sulmuesin Romelu Lukaku ditëve të fundit.