James Rodriguez dëshiron të qëndrojë te Bayern Muncheni, deri në fund të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2019.
Ylli kolumbian, ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga “bavarezët”, deri kur i skadon huazimi në fund të sezonit të ri, transmeton KTV.
“Jam futbollist i Bayernit dhe jam i lumtur këtu. Jam ambientuar mirë dhe tifozët më kanë pritur në mënyrën më të mirë”, u shpreh James.
27-vjeçari kishte një sezon fantastik me “bavarezët”, duke shënuar 8 gola dhe 14 asistime, në 39 ndeshje të zhvilluara.