Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James Rodriguez refuzon Interin, dëshiron Unitedin

Gazeta spanjolle “AS” raporton se Real Madridi ka refuzuar ofertën prej 42 milionë eurosh nga Interi për James Rodriguezin, pasi futbollisti ka shprehur dëshirë për kalim te Manchester Unitedi.

Sipas raportimeve të ditëve të fundit, klubi italian është refuzuar sepse Reali po ashtu mendon se mund të fitojë më shumë nga shërbimet e futbollistit të cilin e transferoi për 75 milionë euro nga Monaco gjatë verës së vitit 2014.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe vet Rodriguez nuk preferon kalimin te Interi pasi pëlqen Manchester Unitedin si dhe dëshiron që të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Interi ka dështuar të kualifikohet për garat evropiane duke përfunduar sezonin në pozitën e shtatë.