Sport

James kërkon që Reali të vendosë më shpejt për të

James Rodriguez raportohet se ka informuar Real Madridin se dëshiron që e ardhmja e tij të merret vesh më shpejtë.

Kolumbiani është lidhur me një largim nga Bernabeu pasi nuk ka arritur të bindë trajnerin Zinedine Zidane.

Ai ka startuar vetëm 13 ndeshje në La Ligë dhe është lënë jashtë finales së Ligës së Kampionëve.

25-vjeçari, sipas SkySports, dëshiron që gjithçka të qartësohet shumë shpejt pasi për të interesim ka pasur nga Manchester Unitedi, Liverpooli, Chelsea, PSG, Juve e Interi.