Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jakupi në finalen e madhe evropiane të karatesë në Turqi

Karatisti nga Gostivari, Berat Jakupi, ka hyrë në finalen e madhe në evropianin e 52-të të karatesë për të rritur, që po zhvillohet në Koxhaeli të Turqisë. Ai deri në luftë për medaljen e artë arriti të fitojë ish-kampionin e kontinentit të vjetër grekun Xanos.

Në finalen e madhe e cila është në program të shtunën, Jakup do përballet me Ugur Aktash. Ndryshe, Jakupi në të kaluarën ka fituar titullin e kampionit evropian për të rinj, ndërsa për herë të parë arrin në një finale të evropianit për senior.