Provokime, urrejtje dhe zemërim – këto kanë qenë emocionet pas takimit të fundit mes Zvicrës dhe Serbisë në Botërorin 2018. Në fokus te skuadra zvicerane ishin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me gjestin e shqiponjës dykrenore dhe me rrënjë në Kosovë. Të dy vendet do të takohen sërish të premten, ndërsa sajti “20 Minuten” ka folur me njerëz me rrënjë në këto vende për duelin.
Riola Xhemaili
“Të gjithë ata që luajnë futboll e duan këtë sport. Dhe ne të gjithë e ndajmë këtë pasion bashkë – duke përfshirë edhe serbët të premten”, tha Riola Xhemaili. Reprentuesja zvicerane me rrënjë kosovare nuk e di nëse plagët e mosmarrëveshjes mes dy vendeve do të shërohen ndonjëherë, por shpreson. “Ne të gjithë duhet të trajtojmë njëri-tjetrin në mënyrë harmonike – pavarësisht se çfarë kombësie kemi”.
Sasha Blagojeviq
Javë pas jave, pjesëtarët e diasporës serbe takohen me ata të diasporës kosovare në futbollin rajonal zviceran. Dhe funksionon. “Ne jemi të hapur për të gjithë”, thotë Sasha Blagojevi1. Blagojeviq është president i FC Mladost Aarau, ekip që përbëhet kryesisht nga serbët dhe kroatët. “Në fushë gjithçka ka të bëjë me futbollin dhe lojën e ndershme për ne”, thotë serbi. Qoftë në kampionat apo turne të mbyllura, ekipi i tij takohet shpesh me skuadra që kanë shumë lojtarë me origjinë kosovare apo shqiptare. Dhe kjo ishte gjithmonë shumë sportive dhe e drejtë nga të dyja palët. “Në futboll shpesh bëhesh emocional, por më pas nuk bëhet fjalë për politikë apo origjinë”, tha Blagojeviq. Atij i pëlqen Përfaqësuesja e Zvicrës. “Nëse Serbia eliminohet të premten, atëherë ne jemi vetëm për Zvicrën”.
Albert Bunjaku
“Ndeshja kundër Serbisë nuk do të jetë e njëjtë si katër vjet më parë”, është i sigurt Albert Bunjaku. Ish-reprezentuesi i Zvicrës dhe Kosovës, është gjithashtu i sigurt se futbolli gjithsesi është në plan të parë për gjeneratën e tij dhe më të rinjtë. “Unë vetë kam shumë serbë kolegë. Është bukur kur njerëzit nga të gjitha vendet e ndryshme mblidhen dhe argëtohen duke luajtur futboll”, thotë Bunjaku.
Dejan Ivanoviq
“Është thjesht një sport, vetëm futboll. Më mërzit kur futbolli dhe politika ngatërrohen. Futbolli i bashkon njerëzit dhe tregon se nuk ka urrejtje”, thotë Dejan Jovanoviq, president i ekipit FC Srbija 1968 nga Baseli. Ai kujton me dashuri vitin Evropianin e vitit 2008, kur shumë kombe festuan së bashku në Zvicër. Në përgjithësi, ai luajti me shumë kosovarë, ishin miq. Pastaj Jovanoviq e bën të qartë: "Të premten Serbia do të luajë kundër Zvicrës dhe jo kundër Kosovës apo Shqipërisë”.
Milaim Rama
“Kam qenë kosovari i parë në përfaqësuesen zvicerane”, thotë Milaim Rama. Ish-sulmuesi i Zvicrës dhe Thunit, beson se tashmë është shkruar shumë për shqiponjën dykrenore dhe mosmarrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. E premtja duhet të jetë thjesht për sportin, sipas 46-vjeçarit. “Futbolli bashkon njerëzit e të gjitha kombësive”. Më pas ai qesh dhe thotë: “Por sigurisht që shpresoj që Zvicra të avancojë”.
Gani Alimehaj
Gani Alimehaj, president i klubit rajonal Falke Lupfig, e vlerësoi Zvicrën si favorite të premten. Falke është ekip që përbëhet nga kosovarë dhe lojtarë nga Shqipëria, Maqedonia, Eritrea dhe Portugalia. “Si të gjitha klubet, edhe ne jemi thjesht të lumtur kur kemi anëtarë të rinj. Përderisa të jenë të rregullt, do t'i marrim të gjithë”, tha 53-vjeçari. Alimehaj ndan vëzhgimin se politika i lë vendin lojës në fushën e futbollit: “Në fushë bëhet fjalë për rivalitet, çështjet politike janë praktikisht inekzistente”. Gjithmonë ka emocione të mëdha, por ato kurrë nuk janë të drejtuara kundër kombësive apo kulturave të tjera. Ai uron që ndeshja të jetë sportive, si nga lojtarët ashtu edhe tifozët: “Jo trazira, pa provokime, vetëm futboll”.