Finalja e kampionatit nacional të klubeve të futbollit në Palestinë është anuluar të mërkurën, pasi që Izraeli ua ka mohuar lejet e udhëtimit lojtarëve nga Gaza, që kishin shpresuar të përballeshin me kundërshtarët në Bregun Perëndimor, raporton Reuters.
Izraeli ka refuzuar t’i lejojë lojtarët e skuadrës nga Gaza, Khamadat Rafah që të udhëtojnë disa kilometra nëpër territorin izraelit për t'u përballur me skuadrën nga Nablusi, FC Balata në qendër të Bregut Perëndimor, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë një arsye publike për këtë vendim. Disa mediume kanë cituar burime të sigurisë të Izraelit se anëtarët e skuadrës besohet se kishin lidhje me terrorizëm.
Vetëm 12 nga 35 anëtarët e klubit nga Gaza morën leje për të udhëtuar, ndërsa vetëm pesë prej tyre ishin futbollistë, ka njoftuar klubi.
Finalja e së mërkurës e Kupës së Palestinës, e njohur nga FIFA, në qytetin e Bregut Perëndimor, Nablus, ishte shtyrë njëherë nga korriku, kur 31 nga 35 anëtarët e klubit nuk morën leje udhëtimi, ka njoftuar klubi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)