Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Izraeli luan në Hungari ndeshjen e plejofit për “Euro 2024”

Përfaqësuesja e Izraelit nuk do ta zhvilloj në shtëpi ndeshjen e plejofit kundër Islandës, e vlefshme për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian që mbahet këtë vit në Gjermani.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 21 mars në Budapest të Hungarisë, shkruan “Blick”.

Për shkak të luftës në Izrael, përfaqësuesja në futboll e Izraelit detyrohet të luaj jashtë vendit.

Fituesi i ndeshjes në kryeqytetin e Izraelit do të takohet me fituesin e ndeshjes Bosnjë e Hercegovinë – Ukrainë, që luhet pesë ditë më vonë për kualifikim në Evropian.

Izraeli doli i treti në Grupin I kualifikues. Prapa vetes la Bjellorusinë, Kosovën dhe Andorrën. Direkt në Evropian u kualifikuan Rumania dhe Zvicra.