Drita ka konfirmuar se pjesë e klubit më nuk do të jetë futbollisti, Izair Emini.
“Izair Emini nga sot nuk do të jetë me pjesë e klubit tonë. Pas një takimi në mes të kryesisë së klubit dhe lojtarit, me marrëveshje të dyanshme janë dakorduar që të ndajnë rrugën e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Dritës, transmeton KOHA.
Tutje Drita bën të ditur se Emini i ishte bashkuar ekipit vitin e kaluar nga Shkëndija e Tetovës, për ta ndihmuar skuadrën që të shpallet kampione.
“Gjithashtu Iza kishte kontratë edhe një vit me ne po që pas diskutimeve u vendos që të ndahen rrugët miqësisht. Klubi jonë i është mirënjohës dhe e falënderon shumë Izair Eminin për kontributin e jashtëzakonshëm në klub, duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Dritës.