Qeveria e Italisë është pajtuar të lejojë të luhen disa ndeshje futbolli në regjionin e prekur nga koronavirusi. Por ndeshjet do të luhen pa shikues, ka njoftuar agjencia e lajmeve ANSA.
ANSA ka cituar ministrin e Sportit, Vincenzo Spadafora të ketë thënë se ngjarjet sportive janë ndaluar në regjionin e prekur, por “për disa ngjarje kemi dhënë leje të zhvillohen me dyer të mbyllura”.
Ai nuk ka dhënë detaje tjera, por sipas mediave italiane ai i është referuar ndeshjeve të Serie A.
Shtatë persona kanë vdekur dhe mbi 220 janë prekur nga virusi, kryesisht në regjionet e Lombardisë dhe Venetos.
Klubi bullgar Ludogorets Razgrad ka shkruar në faqen zyrtare se është informuar nga UEFA që ndeshja e Ligës së Evropës ndaj Interit në Milano, do të luhet pa shikues në stadium. Këtë ndërkohë e ka konfirmuar edhe Interi.
Media të ndryshme italiane kanë raportuar se me shumë mundësi të gjitha ndeshjet e Serie A, të Kupës së Italisë dhe ndeshjet evropiane do të luhen pa shikues në stadiume. Katër ndeshje të Serie A janë shtyrë të dielën.
-
Ndeshjet e Serie A së Italisë pritet të luhen pa shikues shkaku i koronavirusit
-
Qeveria italiane vendos të mos lejojë tifozë shkaku i koronavirusit
-
Stinori i ri i Series A të Italisë do të fillojë pa shikues
-
Ndeshjet pa shikues po kontestohen nga lojtarët dhe trajnerët
-
Anulohen të gjitha ngjarjet sportive në Itali