Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isufi mendon se ndeshja duhej mbyllur në pjesën e parë

Bekim Isufi me skuadrën e Ballkanit është lider sërish në Superligën e Kosovës në futboll. Isufi pas ndeshjes tha që skuadra luajti në mënyrë të përkryer, por që ndeshja është dashur të mbyllej në pjesën e parë me rastet që i patën.

“Nuk mund të them që kjo ndeshje duhet të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë na mungoi vetëm goli, nuk kishim konkretizim dhe qetësi. Nuk ndryshuam asgjë në pjesën e dytë, vetëm se ishim më të qetë dhe konkretizuam në gol rastet që i patëm. Një derbi i fituar me meritë. Treguam që nuk kemi harruar të luajmë futboll. Në 11-të xhirot e para nuk kemi ditur për humbje. Në këtë ekip ka karakter. I përgëzoj djemtë për angazhimin. Kur punohet mirë gjatë javës, nuk mungojnë rezultatet”, theksoi Isufi.