Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ismajli shënon autogol në fitoren e Empolit

Qendërmbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, shënoi autogol por skuadra e tij Empoli fitoi në udhëtim te Salernitana.

Të shtunën, Empoli triumfoi me rezultatin 4:2.

Ismajli që ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen, autogolin e realizoi në minutën e 55-të.

Nga minuta e 72-të te vizitorët u inkuadrua në lojë Nedim Bajrami, që e zëvendësoi Patrick Cutronen.

Në stol ishin edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani, si dhe mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani. Asnjëri nga ta nuk u inkuadrua në lojë.

Pas nëntë xhirove të luajtura në Serie A, Empoli ka marrë 12 pikë, derisa Salernitana është në vendin e fundit me vetëm katër pikë.