Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ismajli në çerekfinale të Kupës së Italisë

Empoli

Ardian Ismajli ka startuar në qendër të mbrojtjes tek Empoli, ndërsa luajti deri në minutën e 64-t.

Kjo skuadër të mërkurën mbrëma fitoi me penallti ndaj Fiorentinas dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë në futboll.

Ndeshja në kohën e rregull  përfundoi 2:2. 

Emanuel Ekong  shënoi për 1:0 në të mirë të Empolit në minutën e katërt.

Fiorentina barazoi përmes Moise Kean në minutën e 59-të, ndërsa Riccardo Sottil shënoi për 2:1 në të mirë të ekipit nga Firence në minutën e 70-të.

Edhe Tek Empoli ndihen më të sigurt me Ismajlin në mbrojtje Futboll Tek Empoli ndihen më të sigurt me Ismajlin në mbrojtje

Vetëm pesë minuta më pas Sebastiano Esposito barazoi në 2:2. 

Ndeshja më pas u vendos me penallti, ndërsa Empoli fitoi 4:3.