Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ismajli drejt kampionit të Italisë

Mbrojtësi Ardian Ismajli mund të bëj hap shumë të madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të verës.

Të dielën mediat italiane kanë shkruar se për mbrojtësin e Shqipërisë interesim ka shprehur kampioni në fuqi i Italisë, Napoli.

Sipas “tuttomercatoweb” tashmë janë vënë kontaktet e përgjegjësve te Napoli me agjentin e Ismajlit.

27-vjeçari llogaritet mbrojtës shumë i rëndësishëm te Shqipëria. Ai është pjesë e Empolit, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Spezian. Shpërthimin e bëri te Hajduku i Splitit në Kroaci.

Për Shqipërinë, Ismajli ka 35 paraqitje deri më tani.

Pjesë e Napolit është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.