Marjan Ilievski pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet maqedonase kurse gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.
Mësohet se Bordi i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë ka biseduar me Ilievskin për të drejtuar ekipin, i cili aktualisht është pa seleksionues. Sipas mediumeve në Maqedoni, marrëveshja mes federatës dhe Ilievskit do të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve. Ilievski e njeh mirë basketbollin e Kosovës, pasi më herët ka qenë trajner i skuadrës së Sigal Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të vërtetë, ai me Sigal Prishtinën ka shkruar historinë sa i përket arritjeve të rezultateve në sportet kolektive të Kosovës. Ilievski në edicionin 2014/15 pati udhëhequr Sigal Prishtinën drejt titullit të kampionit në Ligën Ballkanike. Ai gjithashtu ka të fituar edhe një titull kampioni të Kosovës, transmeton Koha Ditore.
Përfaqësuesja e Maqedonisë është në një grup me Kosovën në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin Botëror "Kina 2019". Maqedonia së bashku me Kosovën dhe Estoninë, janë pjesë e Grupit C, ndeshjet e të cilit grup do të zhvillohen gjatë muajit gusht (2-9 gusht).
Dy skuadrat e para të grupit, do të sigurojnë pjesëmarrjen në kualifikimet për kampionatin botëror. Përfaqësuesja e Kosovës vitin e shkuar për herë të parë u paraqit në kualifikimet për "Eurobasket 2017", duke përfunduar e fundit në grup me gjashtë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.