Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-presidenti i Barcelonës shpallet i pafajshëm

Foto: AFP

Përfundon gjyqi për Sandro Rosell, i cili nga sot është njeri i lirë.

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell më në fund është i lirë. Ai kishte gati dy vite në paraburgim, pas akuzave për fshehje parash me qëllim mospagimin e taksave. Pra, Rosell kreu dy vite burgim për të dalë më pas i pafajshëm.

Barcelona e pati deklaruar blerjen e Neymarit në shifrën e 56 milionë eurove. Pas hetimeve nga prokuroria spanjolle u zbulua se shifra e vërtetë e transferimit të Neymarit nga Santos ishte gati 93 milionë euro, transmeton kp.

Megjithatë për ish-presidentin nuk ishte marrë një vendim përfundimtar pasi duheshin akoma më shumë prova bindëse për burgimin e tij.

Pas plot dy vitesh hetime nga autoritetet vendase nuk është gjetur asnjë prove, që e bind gjykatën të marrë një vendim përfundimtar. Kështu kjo e fundit ka marrë vendimin e lirimit të Rosell pas dy vitesh zvarritje nëpër gjyqe.