Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rosell i bën thirrje Barcelonës që ta rikthejë Neymarin

Foto: Reuters

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell i ka bërë thirrje klubit që të rikthejë superyllin brazilian Neymar nga Paris Saint-Germaini këtë verë.

Barcelona e kishte transferuar Neymarin në vitin 2013, gjatë periudhës kur Rosell ishte president. Por, Neymar u largua nga Parisi në verën e vitit 2017 për shumë rekorde prej 222 milionë euro. Neymar ka gjasa të kthehet te Barcelona këtë verë për 150 milionë euro.

“Po të isha në krye, unë do të riktheja Neymarin te Barcelona. Nuk kam dyshim për këtë dhe nuk kam dyshim që edhe Lionel Messi e dëshiron këtë. Messi është lojtari më i mirë në histori dhe ai dëshiron që të ketë përkrah lojtarët më të mirë”, ka thënë Rosell për “Mundo Deportivo”.

Paris Saint-Germaini është i gatshëm të shesë Neymarin, nëse ndonjë klub paguan shumën që kërkon. Mirëpo, vështirësitë financiare të shkaktuara nga koronavirusi, pritet të reduktojnë buxhetin e transferimeve të Barcelonës. Trajneri i Barcelonës, Quique Setien megjithatë mund të ofrojë lojtarë në shkëmbim, përfshirë Jean Clair Todibon, Samuel Umtitin e Ousmane Dembelen.