Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-portieri i “rossonerëve” i është gëzuar suksesit

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianuligi Donnarumma, ka thënë se është i lumtur për suksesin që ka arritur Milani dhe ka shtuar se nuk është pishman që është larguar.

Italiani u largua në verë, ndërsa u zëvendësua nga portieri Mike Maignan, që luajti rol vendimtar në suksesin e arritur nga “rossonerët”.

“Jam i lumtur për atë që ka arritur Milani dhe u kam shkruar gjithë ish-bashkëlojtarëve. Jam shumë i lumtur, por nuk jam pishman që jam larguar”, ka thënë Donnarumma në konferencën për shtyp para ndeshjes “Finalissima”, ku takohen Argjentina dhe Italia.