Gianluigi Donnarumma do të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit.
Portieri italian për “Skysport” ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni francez.
“Do të qëndroj në PSG dhe do të përpiqem të fitoj Ligën e Kampionëve. Ishte një kënaqësi e madhe. Për mua ishte një vit ambientimi, por jam shumë i kënaqur me mënyrën se si shkoi. Më vjen keq që zhgënjeva tifozët tanë në Champions League, por ne do të përpiqemi ta kompensojmë atë”, deklaroi Donnarumma.
23-vjeçari u transferua te skuadra franceze në vitin 2021 nga Milani.
Italiani ka kontratë me parisienët deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm