Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-nënkampioni botëror i notit ligjëron në Kosovë

Ish-kryetari i Federatës së Sllovenisë në not, Borut Petriq, ka qëndruar për një muaj te skuadra e notit Step nga Prishtina.

Arsyeja e kësaj ardhjeje ka të bëjë me trajnimin e trajnerëve dhe notuesve, të cilët kanë pasur rastin të mësojnë nga ish-nënkampioni evropian dhe botëror. Petriq ka krahasuar notuesit e klubit step me ata slloven duke folur edhe për kriteret që duhet jenë për pjesëmarrje në garat evropiane

Të lumtur me atë se çfarë mësuan për rreth një muaj u shprehen edhe përzgjedhësi i Kosovës, Enver Hajredini, trajneri i klubit të notit Step, Besart Shala, dhe trajnerja Rita Zeqiri.

Ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura evropiane Petriq, përveç trajnimeve gjatë kësaj kohe ai ka udhëhequr edhe skuadrën Step, në një garë të mbajtur në Greqi.