Sport

Ish-kandidati për postin e seleksionuesit të Kosovës, merr drejtimin e Baselit

Alexander Frei - FC Basel

Skuadra e Baselit ka zyrtarizuar trajnerin për edicionin e ri.

Faqja zyrtare e klubit zviceran ka bërë të ditur se Baseli ka emëruar në postin e trajnerit ish-futbollistin e njohur, Alexander Frei.

Frei ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e madh zviceran, me mundësi vazhdimi.

Frei është golashënuesi më i mirë në histori të Përfaqësueses së Zvicrës ka 42 gola në 84 ndeshje. Për Baselin ka luajtur në fillim të karrierës dhe më pas prej vitit 2009 e deri në vitin 2013. Ka luajtur edhe për Dortmundin, ndër të tjera. Frei së fundi udhëhoqi Winterthurin drejt promovimit në Superligën zvicerane. Ai ishte kandidat për ta drejtuar Kosovën pas largimit të Bernard Challandes.