Betim Fazliji mund të kthehet të luajë sërish në Superligën e Zvicrës. Interesim për mbrojtësin 24-vjeçar ka paraqitur Baseli. Në fakt, Fazliji është kërkesë e trajnerit të ri të Baselit, Timo Schultz.
Fazliji ka punuar me trajnerin gjerman në skuadrën e St. Paulit, që garon në Bundesligën 2.
Fazliji u transferua në korrik të vitit të kaluar te skuadra gjermane nga ajo e St. Gallenit.
Shpeshherë te klubi gjerman dhe ai zviceran e po ashtu edhe te Kosova, Fazliji ka luajtur edhe si mesfushor defensivë.
Në sezonin aktual ka luajtur 19 ndeshje në Bundesligën 2 të Gjermanisë.