Sport

Ish-kampioni i botës në shah, Karpov në gjendje kome

Ish-kampioni i shahut në botë, Anatoly Karpov është shtrirë në spital pasi është gjetur pa vetëdije ditë më parë në afërsi të ndërtesës së parlamentit të Rusisë, kanë njoftuar mediumet ruse të hënën.

Thuhet se Karpov ka pësuar lëndime serioze në kokë, ka të thyer kërdhokullën sipas raporteve, ndërsa gjithashtu ceket se është gjetur nivel i lartë i alkoolit në gjakun e tij.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se Karpov është sulmuar nga disa persona dhe tashmë është vendosur në komë artificiale për shkak të lëndimeve të rënda.

Përkundër versioneve të shumta i ka mohuar shumicën e raporteve por nuk ka dashur të flasë. Karpov është deputet i partisë së Vladimir Putinit, ndërsa ka qenë kampion i botës në shah mes vitit 1975 dhe 1985.