Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kampioni rus i shahut bën thirrje për izolim të plotë të Rusisë

Kampioni rus i shahut, Garry Kasparov, ka sulmuar Vladimir Putinin për pushtimin e tij në Ukrainë, duke bërë thirrje për izolim të plotë të Rusisë nëse nuk ndalon sulmin

Mjeshtri rus i shahut, njëherësh kryetari i Fondacionit për të Drejtat e Njeriut (IHR), Garry Kasparov ka kritikuar ashpër presidentin rus, Vladimir Putinit pas pushtimit të Ukrainës, duke u rekomanduar vendeve të fuqishme që të "falimentojnë makinën e luftës së Putinit" dhe "të ndalojnë të gjithë elementët e makinës globale të propagandës së Putinit".

"Ndaloni të gjithë elementët e makinës globale të propagandës së Putinit. Fikini, mbyllini, dërgojini në shtëpi. Mos e ndihmoni diktatorin të përhapë gënjeshtra dhe urrejtje. Nëse Schroder dhe të ngjashmit e tij vazhdojnë të punojnë për Putinin, ngrini akuza. Pyetni pronarët dhe reklamuesit e rrjeteve që platformojnë propagandistët e Putinit si Carlson, pse e lejojnë atë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai po ashtu ka shkruar në Twitter se i kishte dhënë këto paralajmërime që në vitin 2014, mirëpo ishte injoruar.