Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-futbollisti i Manchester United diagnostikohet me kancer

Shumë futbollistë janë solidarizuar me sëmundjen e irlandezit.

Liam Miller është diagnostikuar me kancer në pankreas dhe ka nisur seancat e kimioterapisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shumta kanë qenë mesazhet e miqve dhe kolegëve të tij, të cilët e kanë shpërndarë lajmin për gjendjen e Miller edhe në rrjetet sociale, duke shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për të dhe duke u shfaqur besimplotë se ai do ta fitojë betejën më të rëndë në jetën e tij, transmeton KosovaPress.

Miller e nisi karrierën e tij futbollistike me Celtic, para se të transferohej te Manchester United, ku luajti për dy vite.

Ish-lojtari i kombëtares së Irlandës, i cili lindi në qytetin e Cork, në karrierën e tij ka mbajtur veshur edhe fanellën e Sunderland, Leeds dhe Hibernian, para se të transferohej më pas edhe në Australi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.