Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brooksi diagnostikohet me kancer

Mesfushori i Uellsit dhe Bournemouthit, David Brooks, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer.

24-vjeçari do ta nis shërimin javën tjetër. Brooks është paraqitur 21 herë me Uellsin. Ishte pjesë e përfaqësueses uellsiane javën e kaluar, ndërsa i ka përgëzuar mjekët e përfaqësuseses për zbulimin e sëmundjes së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky është një mesazh shumë i vështirë për ta shkruar. Jam diagnostikuar me fazën e dytë të ‘Hodgkin lymphoma’ dhe do ta fillojë shërimin javën tjetër. Ka qenë lajm befasues për mua dhe familjen time”, shkroi Brooksi. “Hodgkin lymphoma” është kancer i sistemit limfatik, pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar. Brooksi ka luajtur nëntë herë për Bournemouthin në “Championship” këtë sezon. Ka shënuar tri herë. Ai ka luajtur tri herë për Uellsin në “Euro 2020”.