Ish-basketbollisti i Prishtinës Anthony Drejaj, është bërë trajner i basketbollit në SHBA, dhe do të udhëheq ekipin e gjimnazit Linden Tigers, në New Jersey.
Drejaj u bë i njohur në Kosovë, kur në vitin 2006 iu bashkua atëkohë Sigal Prishtinës, së bashku me vëllanë e tij Frank Drejaj, transmeton KTV.
Playmakeri i Prishtinës Drejaj, debutoi në basketbollin e Kosovës në sezonin 2006-2007, por nuk qëndroi gjatë te klubi bardhekaltër për të luajtur në Tunizi, Jordani e Islandë.
Deri më tani, Drejaj ishte ndihmës i ekipet të meshkujve, ndërsa nga e mërkura ai është bërë kryetrajner i ekipt Tigers.
“Jam jashtëzakonisht i ngazëllyer për këtë mundësi. Gjithnjë e kam dashur këtë. Në këtë ekip ka shumë lojtarë cilësor”, ka thënë Drejaj për detyrën e re.