Xherdan Shaqiri javën e kaluar kompletoi transferimin te Liverpooli nga Stoke City për 13.5 milionë funte, por ish-bashkëlojtarët e tij, pas largimit kanë filluar me kritika.
Stoke City nuk është pjesë e elitës angleze dhe ish-bashkëlojtari i Shaqirit, Charlie Adam, ka kritikuar anësorin shqiptar për formën e dobët të treguar nëpër lojëra vendimtare të Stoket, transmeton Koha.net.
Adam ka thënë se Shaqiri ishte njëri prej lojtarëve të mëdhenj që pritej ta shpëtonin Stoke City nga rënia në Premier Ligë, por sipas skocezit, ai asnjëherë nuk tregoi veten.
“A ishte njëri prej tyre [lojtarëve të mëdhenj]? Patjetër”, ka thënë Adam për talkSport.
“Kur ekipi nuk është në formë ju ktheheni kah lojtarët e mëdhenj, doni që ata të sjellin magjinë në një moment të caktuar të sezonit dhe ato ndeshje e pamë që të ashtuquajturit lojtarë të mëdhenj kurrë nuk treguan veten për ekipin dhe kurrë nuk luajtën mirë”, ka thënë Adam.