Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-akrobati i cirkut është kthyer në boksier premtues

Victor Odindo kaloi 12 vjet si performues cirku dhe udhëtoi nëpër botë me dy vëllezërit e tij. Gjatë një vizite në Australi tetë vjet më parë, ai ra në dashuri si me vendin ashtu edhe me një femër nga lugina Barossa.

Ai la cirkun tre vjet më parë për t'u shpërngulur në Barossa dhe për të nisur një jetë të re me bashkëshorten, me të cilin ka një fëmijë, përcjell Koha Ditore shkrimin e ABC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nisi të punonte në ndërtimtari ku ishte i popullarizuar, një person i qetë dhe i njohur si punëtor i madh.

Por prezantimi i tij me boksin ishte disi e pazakontë, siç ishte edhe profesioni i tij i kaluar, si akrobat cirku.

Bashkëshortja e Odindos kuptoi se atij i duhej një aktivitet fizik pasi më nuk po stërviste për shfaqje cirku...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)