Tokio 2020

Nga shoferi i kamionit në LO “Tokio 2020”, rrugëtimi i boksierit Clarke

Cheavon Clarke mund të jetë vetëm 30 vjeç, por ai tashmë ka jetuar disa jetë. Në qershor të këtij viti boksieri britanik i peshës së rëndë e fitoi ndeshjen e tij çerekfinale në turneun kualifikues evropian në Paris, duke siguruar vendin e tij në lojërat olimpike “Tokio 2020”. Por vetëm shtatë vjet më parë ai kishte veshur një uniformë krejtësisht tjetër, dhe boksi nuk mund të ishte larg mendjes së tij. Clarke sapo ishte eliminuar nga Lojërat e Commonëealthit në vitin 2014 në meçin e tij të parë, ndërsa përfaqësonte vendin e lindjes së tij, Xhamajkën. Ai vendosi të hiqte dorë nga sporti dhe filloi të voziste kamionë për kompaninë e babait të tij, duke dorëzuar furnizime të materialeve ndërtimore.

“Ishte një goditje e madhe”, tha Clarke. “Unë i thashë vetes se nuk do të boksoj më, sepse u zhgënjeva. E ndala boksin për dy vjet. Duhej të ngrihesha në orën pesë të mëngjesit për të vozitur kampionin dhe rezultoi se nuk isha person i mëngjesit. Kështu që, kërkova që të më vendosnin në ndërrimin e natës dhe kjo funksionoi shumë më mirë”.

Ndërsa Clarke ishte në punën e tij të re dhe ndihej mirë me paratë që i fitonte, shokët e tij më të ngushtë shprehën mosmiratimin e tyre se ai nuk po e përmbushte potencialin e tij sportiv.

“Shokët e mi, ata ishin thjesht me mua”, vazhdoi ai. “Ata më thoshin se po e humbja talentin tim në boks”, kujton Clarke.

Fjalët ishin të ashpra, pa dyshim, por me efektin e dëshiruar. Dhe, në dhjetor të vitit 2015, Clarke u kthye në palestrën e boksit ku trajneri i tij i parë e pyeti nëse do të donte të boksonte në një shfaqje të komunitetit lokal disa muaj më vonë. Boksieri nuk kishte nevojë për ftesë të dytë dhe u kthye në punë. Por, pavarësisht se gjërat shkuan mirë në ring, ai përsëri duhej të paguante faturat. Kjo do të thoshte që ai duhej të kombinonte një orar rigoroz të stërvitjes në boks me turne të tij të natës me kohë të plotë pas timonit. E për të kuptuar se nga vijnë përkushtimi dhe aftësia e Clarke për të qëndruar këmbëngulës, duhet vetëm t’i hidhni një sy fëmijërisë së tij. I lindur në Xhamajka, ai u rrit fillimisht nga gjyshërit e tij, të cilëve iu desh të ruanin 11 fëmijë në fermën e tyre. Lënia e duhanit nuk ishte një opsion për ta. Në moshën tetëvjeçare ai i shpëtoi vdekjes për herë të parë kur ra nga një shkallë dhe u bllokua nga një gozhdë çeliku. Dy vjet më vonë ai emigroi në Londër, nën kujdesin e motrës së tij më të vogël pa mbikëqyrje të të rriturve. Përballja e tij e ardhshme me vdekjen erdhi në moshën 18 vjeçe, kur atij i shpërtheu zorra qorre.

“Me gjithë atë që kam kaluar, unë do të thosha që boksi është të paktën 75 për qind mendor dhe 25 për qind fizik. Pjesa fizike është e lehtë. Por është pjesa mendore që i bën shumicën e njerëzve të rrëzohen nën presion”, thotë ai.

Kjo qëndrueshmëri ishte për t'i shërbyer atij mirë në ring. Pasi u bë një kampion kombëtar fillestar, ai nuk arriti të kalonte me sukses provat për ekipin olimpik të Britanisë në vitin 2012. Me Lojërat e Commonwealthit në Glasgow vetëm dy vjet larg, një nga trajnerët e tij sugjeroi që ai të ndërronte shtetësinë për ta përfaqësuar Xhamajkën.

“Ai arriti të gjente disa sponsorë, pasi të gjitha dokumentet ishin përfunduar. Në vitin 2014 unë shkova në Xhamajka për të boksuar në kampionatin e tyre kombëtar dhe sigurova biletën për Commonwealth”, shtoi Clarke.

Nuk kishte mungesë frymëzimi në ngjarjen shumësportëshe në Glasgow. Dhoma e Clarket ishte në të njëjtin korridor me atë të Usain Boltit, dhe mbreti i sprintit e ftoi boksierin të luante videolojëra. Por argëtimi u ndal këtu, pasi Clarke u rrah në ndeshjen e tij të parë, gjë që çoi në qëndrimin e tij si një shofer kamioni. Përkundër vështirësive për të punuar natën me kamion, Clarke është i bindur se periudha në jetën e tij ishte thelbësore në suksesin e tij sot.

“Unë me të vërtetë mësova se unë jam një udhëheqës dhe jam mirë të jem vetëm. Nuk mund të vonohesh si shofer kamioni. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jeni të disiplinuar. Kjo më bëri më të vendosur për të shfrytëzuar shansin tim të dytë në provat e ekipit olipmpik të Britanisë”, tha ai.

I armatosur me mençurinë e tij të re, Clarke u kthye në boks për Anglinë dhe Britaninë e Madhe.

Ai punoi më shumë se kurrë dhe fitoi kampionatin kombëtar britanik në vitin 2017, para se të vulosë me medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të vitit 2017 në Kharkiv. Kjo fitore bëri që ai të ftohet për prova te ekipi olimpik i Britanisë për Lojërat Olimpike të Tokios.

“Ishte një moment ku të gjithë njerëzve që kishin besuar në mua ua dëshmova se kishin të drejtë. Trajnerët më kishin thënë gjithmonë se mund të bëhem kampion bote, dhe unë e ndjeva këtë”, shprehet Clarke.

Testi tjetër i madh ishin Lojërat e Commonwealthit në vitin 2018 në Gold Coast, Australi, ku Clarke arriti ta fitonte medaljen e bronztë. Kur erdhi momenti në kualifikimet Olimpike Evropiane, Clarke e fitoi medaljen e bronztë për të siguruar pjesëmarrjen në Tokio. Megjithatë, në Tokio ai nuk shkoi shumë larg pasi u eliminua në 1/8 e finales nga boksieri brazilian Abner Teixeira (4:1).

“Për mua është një arritje e madhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, pasi aty kam përfaqësuar vendin tim dhe mbi të gjitha familjen time dhe vlerat e mia”, shtoi Clarke.

Eliminimi në Tokio nuk e ka dëshpëruar aspak britanikun, i cili po mendon që t’i futet karrierës si boksier profesionist.