Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

N’dou, boksieri kampion që u bë jurist për të luftuar padrejtësitë

Në afërsi të “Lovemore Lawyers” është një furrë me pronar maqedonas, një ëmbëltore me pronar fixhias dhe një kasaphane me pronar polak në zemër të Rockdalet, në periferi të Sydneyt. Shumë shitore në atë zonë ofrojnë shije të shtëpisë për emigrantët nga çdo cep i botës.

Lovemore N’dou, që ka fituar titull bote si boksier dhe tash udhëheq një firmë të veten ligjore në atë zonë, mund të lidhet lehtësisht me Rockdalen. Por, me gjithë suksesin e tij në ring dhe në salla të gjyqit, N’dou kurrë nuk ka qenë larg nga Musina, qyteti i vogël i minierave në Afrikë të Jugut, të cilin dikur e quante shtëpi, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk duhet të kalosh shumë në shoqëri të këtij juristi që flet butë dhe artikuluar, para se të kuptosh brutalitetin me të cilin është përballur si fëmijë në provincën Limpopo gjatë ditëve të aparteidit.

Për të ilustruar ndikimin që regjimi kishte në jetën e tij, N’dou duhet të ngrijë vetëm dorën e tij të majtë. Ndërsa e ngre atë, ngadalë dhe me hezitim, bën një kërcitje si të një dege të thyer. Ajo dorë jepte goditje të fuqishme në ring boksi, por ishte dëmtuar shumë kohë para se të luftonte për tituj boksi, e gjitha pasi një vajzë e bardhë kishte treguar interes për të në një ëmbëltore lokale në Musina.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)