Përkundër spekulimeve të shumta se Isco do të largohet nga Real Madridi lojtari ka mohuar një gjë të tillë derisa thotë se është i lumtur te gjiganti spanjoll.
Mesfushori ka pasur minutazh të paktë që nga ardhja e trajnerit Santiago Solari në krye të Realit, transmeton Koha.net.
“Nuk mendoj që të largohem në afatin kalimtar dimëror. Jam shumë i lumtur, dhe synimi im është të fitoj sa më shumë tituj me Realin”, ka thënë Isco për Deportes Cuatro.
Ylli spanjoll është lidhur me një kalim në Premier Ligë e interesim ka shprehur edhe kampioni francez PSG.
Artikuj të ngjashëm