Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco mbetet te Real Madridi

Mesfushori spanjoll Isco nuk do të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni.

Gazeta spanjolle "Marca" ka njoftuar të hënën, se Isco i ka bërë me dije zyrtarëve të klubit se nuk dëshiron largimin nga "Santiago Bernabeu".

Ai është i vendosur për të qëndruar nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane, i cili e ka kthyer në përbërjen e parë.

"Isco ka njoftuar klubin se nuk dëshiron të largohet. Ai synon të mbetet në ekip edhe për edicionin tjetër, pasi është i lumtur me kthimin trajnerin Zidane", ka shkruar gazeta spanjolle.

Isco 26-vjeçar, këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në 30 ndeshje.

Ai te Reali është transferuar në vitin 2013 nga Malaga për 30 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.