Isco pritet të jetë largimi i parë nga Real Madridit gjatë afatit kalimtar dimëror.
Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësira për të luajtur në Real Madridi, duke mos qenë i preferuar i Santiago Solarit, transmeton KTV.
Së fundi, në garë për të siguruar shërbimet e Iscos,ka hyrë edhe Paris Saint-Germian.
Drejtuesit e klubit francez pritet t’i nisin negociatat me lojtarin i cili ka oferta edhe nga Manchester City dhe Chelsea.
26-vjeçari ka kontratë me “Mbretërit”, deri në vitin 2022.