Real Betisi ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Iscos.
“Diario AS” ka njoftuar të martën se marrëveshja mes Betisit dhe Iscos tashmë është arritur dhe do të bëhet zyrtare muajin tjetër. Isco me Betisin do të firmosë kontratë dyvjeçare dhe do të jetë lojtari më i paguar në histori të klubit, me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh. Ai te Betisi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Real Madridin.
Isco është përforcimi i tretë i Betisit për sezonin 2022/23, pasi klubet më herët kanë arritur marrëveshje me Luiz Felipen e Lazios dhe Luiz Henriquen e Fluminenses. Isco, 30-vjeçar, është pjesë e Realit prej vitit 2013, kurse këtë edicion ka dy gola në 15 ndeshje në të gjitha garat.