Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco drejt SHBA-së

Isco do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.

30-vjeçarit nuk i është ofruar vazhdimi i kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Siç raporton “Dario Sport” të dielën, mesfushori karrierën do ta vazhdojë në SHBA.

Për shërbimet e spanjollit interesim ka shprehur Inter Miami.

Klubi amerikan raportohet se do t’i dërgojë një ofertë mesfushorit për ta bindur të transferohet në MLS.