Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco afër transferimit në Premier League

Isco pritet të largohet nga Real Madridi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat në Spanjë shkruajnë se mesfushori nuk është i kënaqur me situatën e krijuar te madrilenët dhe e dëshiron largimin.

26-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e trajnerit Santiago Solari, duke qëndruar më shumë në bankën rezervë.

Këtë situatë të krijuar është duke u munduar ta shfrytëzojë Chelsea, që kërkon transferimin e Iscos në Londër.

Përveç Chelseat, interesim për Iscon ka shprehur edhe Manchester City.

Artikuj të ngjashëm