Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi vlerëson Icardin 80 milionë euro

Real Madridi është njoftuar se mund të transferojë sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, për 80 milionë euro në verë, raportoi gazeta "AS" të hënën.

Zyrtarët e Realit kanë biseduar me përfaqësuesit e Icardit javën e kaluar dhe janë njoftuar se sulmuesi argjentinas mund të transferohet për më pak se 110 milionë euro sa është klauzola për lirim në kontratën me Interin.

Icardi 26-vjeçar është duke refuzuar të firmosë kontratë të re me Interin dhe ai po pritet të largohet në verë. Si pasojë trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka vendosur t'ia marrë shiritin e kapitenit argjentinasit.

Që nga 13 shkurti, kur iu mor shiriti i kapitenit, Icardi nuk ka luajtur. Ai këtë stinor ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje. Reali është një nga skuadrat më të interesuara për Icardin.