Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi i vë çmimin Icardit

Rela Madridi është njoftuar se mund të transferoj sulmuesin e Interit, Mauro Icardi për 80 milionë euro në verë, raporton gazeta “AS” të hënën.

Zyrtarët e Realit kanë biseduar me përfaqësuesit e Icardit javën e kaluar dhe janë njoftuar se sulmuesi argjentinas mund të transferohet për më pak se 110 milionë euro sa është klauzola për lirim e tij me Interin, transmeton KTV. Icardi 26-vjeçar është duke refuzuar të firmos kontratë të re me Interin dhe ai po pritet të largohet në verë.

Si pasojë trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka vendosur t'ia marrë shiritin e kapitenit argjentinasit. Që nga 13 shkurti, kur iu mor shiriti i kapitenit, Icardi nuk ka luajtur. Ai këtë stinor ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje për Interin. Reali është një nga skuadrat më të interesuara për Icardin.