Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi vazhdon me fitore, mposht edhe Torinon

Interi ka vazhduar me fitore në Serie A të Italisë.

Lideri ka mposhtur sonte Torinon me rezultatin 1:0.

Denzel Dumfries (30’) realizoi golin e fitores për Interin. Interi kryeson me 46 pikë pas 19 xhirove. Katër më tepër se Milani.

Lazio ka mposhtur sot Venezian në udhëtim me 3:1, ndërsa Roma barazoi 1:1 me Sampdorian, e me të njëjtin rezultat barazoi edhe Verona me Fiorentinan.